Xhiro e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot, ku në program janë edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Llapi para adhuruesve të vet pret Suharekën, në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që po luftojnë për mbetjen në elitë.
Llapjanët kërkojnë tre pikët në mënyrë që të barazohen me pikë me Suharekën, derisa mysafirët synojnë të largohen nga Podujeva me rezultat pozitiv.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Malishevën.
Vendasit të fundit në tabelë synojnë që të shkaktojnë një tjetër befasi, derisa skuadra e Bekim Isufit, Malisheva kërkon fitoren e radhës.
Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...