Dita e Florian Markut

09:55 | 20 Nëntor 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, mbrëmjen e sotme do të ngjitet në ring për t’u përballur më Jorick Luisetto.

Përballja mes dy boksierëve do të bëhet në “The SSE Arena”, ora 21:30.

Marku do të kërkojë fitoren e radhës për të vazhduar me rezultatet mbresëlënëse ku akoma nuk njeh humbje, duke qenë i pamposhtur, teksa ka zhvilluar 10 meçe, ku ka fituar 9 dhe ka barazuar vetëm 1 herë.

Nga ana tjetër kundërshtari i Markut ditën e sotme nuk duhet nënvlerësuar sepse në 13 meçe, ka fituar 11 dhe ka humbur 2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara