Distria Krasniqi ishte e pafat duke u mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Xhudistja jonë ka humbur pas tri fitoreve radhazi, por nuk është larguar nga gara për medalje.
Pejania u mposht me ‘pikë të artë’ në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 52 kilogramë nga britanikja Chelsie Giles.
Megjithatë, Distria do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit.
Në këtë garë, kampionia olimpike do të ndeshet me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e ...
Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rrez...
Muçi sërish vendimtar në fitoren e Trabzonsporit
Rinumërimi e bëri të famshëm, reagon Fetah Paçarizi i PDK-së...
Java me mot të vranët, ngrica dhe riga shiu në Kosovë
Xabi Alonso në ‘radarin’ e Eintracht Frankfurtit