UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve do të takohen për të diskutuar ndryshimet e mundshme në Ligë të Kampionëve, ndërkohë që zhvillimi i ndeshjeve në vikend dhe sistemi i promovimit/eliminimit janë disa nga temat e propozuara.
Zhvendosja e ndeshjeve në vikende me qëllimin për të kapur një audiencë televizive më të madhe, është përfolur që një kohë të gjatë dhe do të diskutohet në këtë takim, transmeton portali arbresh.info.
Një tjetër ndryshim i madh mund të vije në formë të rishikimeve në strukturën kualifikuese.
Kjo mund t’i ofrojë klubeve të mëdha më shumë garanci rreth përfitimeve në Ligë të Kampionëve vit pas vitit duke iu shmangur plotësisht sistemit të mbyllur të propozuar nga Super Liga.
Ithtarët më të mëdhenj të këtyre ndryshimeve thuhet të jenë ata jashtë Anglisë, për shkak se Premierë Liga tashmë ofron shpërblime madhështore financiare te klubet e tyre./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit