Manchester United nuk po kalon formë të mirë këtë sezon.
‘Djajt e kuq’ pas 14 xhirove janë në vendin e shtatë me 24 pikë teksa në Champions League pas 5 ndeshjeve janë në vendin e fundit me katër pikë. Pas rezultateve të dobëta pakënaqësitë janë të mëdha nga ana e lojtarëve lidhur me trajnerin Erik Ten Hag.
Shumë media në Angli siç janë Daily Mail, Mirror, e Sky Sport raportojnë se holandezi ka humbur një pjesë të madhe të lojtarëve.
“Një numër lojtarësh të Manchester United thuhet se po vënë në dyshim qasjen dhe taktikat e Erik ten Hag”, ka thënë Chris Wheeler.
Tutje ai ka shtuar se një shumicë e lojtarëve mendojnë se holandezi është shumë autoritarë me ta.
“Disa besojnë se janë detyruar të stërviten shumë këtë sezon, ndërsa të tjerë mendojnë se trajneri është shumë autoritar”, shtoi tutje ai.
Kujtojmë që Unitedit e pret një sfidë shumë e vështirë këtë mesjavë pasi luajn derbin ndaj Chelsea./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...