Diplomohet Robert Lewandowski. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut ka përfunduar me sukeses periudhën e tij studimore në Universitetin e Sporteve në Varshavë.
Bomberi polak ka qënë i pranishëm në ceromoninë e diplomimit me veshjen karakterstike. Sulmuesi ka festuar jo vetëm diplomimin, por edhe kualifikimin e Kombëtares Polake në botërorin Rusi 2018, moment ky që padiskutim është festuar edhe nga stafi pedakogjik.
Vetë Lewandowski është shprehur i kënaqur që arriti të përfundonte studimet universitare edhe pse u zgjat pak në kohë, por sidoqoftë fundi ishte ai qe vetë bomberi dëshironte.
25-vjecari ka marrë vlerësim maksimal në provimin e dhënë, të cilin vendosi ta zhvillonte pas takimit me Malin e Zi, ndeshje në të cilën sulmuesi i shfaq si protgonist duke realizuar një gol, moment që ndoshta e ka ndihmuar të marrë një notë më shumë ne provim.
Vendimi për të shtyrë ditën e provimit u aprovua dhe nga stafi pedakogjik dhe në fund Robert Lewandowski diplomohet në Universitetin e Sporteve të Varshavës.

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...