Kombëtarja e Shqipërisë u-21 ka publikuar sot listën për ndeshjet që i luan në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.
Në listën e Shqipërisë bie në sy emri i talentit Dion Berisha i cili iu bashkua kombëtares kuqezinj vetëm një muaj pasi luajti dy ndeshje me Kosovën u-21, shkruan Arbresh.info.

Trendi i largimeve nga Kosova nuk po ndalet, pasi u larguan Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nga kombëtarja A, tani duket se edhe tek “Dardanët e rinj” po ka largime.
Berisha luan për skuadrën e Bayern II, në gjermani dhe në këtë sezon deri më tani ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola./Arbresh.info/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit