Dijoni është mposhtur në shtëpi me rezultat 1 me 2 nga Paris Saint Germaini.
Gjiganti francez siguroi fitore në sekondat e fundit të ndeshjes së xhiros së nëntë në Liga 1 pas golit nga Thomas Meunier (93′), i cili realizoi edhe golin e epërsisë, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi Thomas Meunier është vlerësuar me notën 8.2 ashtu si Kylian Mbappe, asistues i golit të fitores, që është lojtari i ndeshjes.
Neymar është vlerësuar gjithashtu me notë të lartë (8.1)
Mbrojtësi i Dijonit, Cedric Varrault është lojtari me notën më të dobët të këtij takimi (6.1)./arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?