Diego Maradona thuhet se ka braktisur skuadrën meksikane Dorados, vetëm disa ditë para fillimit të sezonit.
Legjenda e futbollit dërgoi në prag të promovimit skuadrën e tij sezonin e kaluar, por ata u mposhtën nga Atletico San Luis në play-off, transmeton portali arbresh.info.
Tani, ‘Mundo Deportivo’ është duke raportuar që Maradona është zhdukur dhe ata nuk kanë pranuar ndonjë informatë rreth vendndodhjes së tij.
Gazetat në Argjentinë besojnë se ‘El Diego’ është i zemëruar me largimin e bashkëpunëtorit të tij të besueshëm, Luis Islas.
Maradona ishte në Argjentinë për Krishtlindje dhe dje ka postuar një foto me djalin e tij në pishinë.
Me këtë sigurohemi se Maradona është ende në vendlindjen e tij, por mbetet ende e paqartë nëse do të rikthehet te Dorados për sezonin 2019./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani