Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka shpjeguar se ka refuzuar javën e kaluar Manchester United dhe Juventusin.
Dje, ish kapiteni i Atleticos – Gabi, tani te Al Saddi, ka konfirmuar se Godin kishte refuzuar dy gjigantët e lartpërmendur evropian, transmeton portali arbresh.info.
“Ndjej krenari të madhe, lumtur dhe përgjegjësi që jam kapiten i Atleticos”, ka shpjeguar Godin. “Dua të vazhdoj t’i ndihmoj skuadrës time dhe bashkëlojtarët e tij sa më shumë që është e mundur”
“Nuk kam rinovuar. Kam pasur shumë oferta, por kam vendosur për të qëndruar për arsye personale, madje edhe pse nuk ka vazhduar ende kontratën time”
“Kam parë që kanë dal lajme, por nuk e di se nga ku. Tani, unë jam duke menduar vetëm për finalen”
Finalja e UEFA Superkupës ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridi zhvillohet duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu