Brazili është kombëtarja favorite për të ngritur Kupën e Botës, sipas Dida.
Nuk ka asnjë mëdyshje për Nelson Dida, Brazili është kombëtarja favorite për të ngritur Kupën e Botës.
Ish-portieri i Milanit dhe i kombëtares braziliane në një intervistë për Sportmediaset ka deklaruar se: “Me Neymarin mundemi, ne të gjithë e mbështesim për të. Ai është ylli ynë”.
Por për portierin që ka ngritur edhe Kupën e Botës në vitin 2002, Neymar nuk është e vetmja pikë e fortë e kombëtares që do të paraqitet në Rusi 2018. Për të edhe gardiani i Romës, Alisson, do të jetë një prej më të mirëve në fushë, e që do të çojë drejt suksesit Brazilin.
“Ai është shumë i fortë, e prisja këtë sezonin të madh prej tij, ai ka ende shumë hapësirë për të rritur”, u shpreh Dida.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar