Diaz shkruan letër pas largimit nga Liverpooli, nuk harron ta përmend Diogo Jotan e ndjerë

13:42 | 30 Korrik 2025
D.H

Ylli i Kolumbisë, Luis Diaz iu është bashkuar Bayern Munich nga Liverpooli, për katër vitet e ardhshme.

Sot u konfirmua transferimi i tij tek gjiganti gjerman, shkruan Arbresh.info.

Pas largimit nga Liverpooli, Luis Diaz ka publikuar një letër ku ka shkruar për momentet e tij më të mirë dhe më të rënda në klub.

“Tre vite e gjysmë që do t’i ruaj gjithmonë si kujtime të çmuara. Erdha me gjithë ëndrrat e botës dhe po largohem krenar për gjithçka që arritëm së bashku. Kam njohur njerëz të jashtëzakonshëm, shokë skuadre të mrekullueshëm, trajnerë që më ndihmuan shumë dhe tifozë të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Ai shprehet i lumtur me gjithë sukseset e arritura të tij së bashku me klubin.

“Liverpool është me të vërtetë një ekip i veçantë, dhe të gjithë do t’i mbaj në zemrën time. Ky cikël mbyllet këtu, dhe është kaq shpërblyese të shoh mbrapa dhe të kuptoj sa të lumtur kemi qenë. Jo vetëm për trofetë që kemi fituar, por për unitetin dhe miqësinë që i bënë të gjitha të mundura.”

“Kishte ulje e ngritje, si gjithmonë në jetë, por mbi të gjitha kishte sinqeritet. Ashtu siç duhet të jetë në një familje. Ndihem mirë që po largohem me ndjesinë e një detyre të përmbushur dhe, mbi të gjitha, si kampion”, shtoi Diaz.

Për fund Diaz nuk harroi ta përmend edhe yllin e shuar të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vëllain e tij në Spanjën Veriore.

“Do të ishte një lamtumirë e përkryer nëse nuk do të kishim humbur njërin prej nesh në një mënyrë kaq tragjike. Siç kam thënë më parë, dhe po e përsëris: të gjithëve do t’ju mbaj në zemër, por njërit në veçanti, Diogo. Nuk do ta harroj kurrë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë. Faleminderit për gjithçka”, shkruhet në letrën e Luis Diaznit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme