E ardhmja e sulmuesit anësor kolumbian, Luis Diaz tek Liverpooli mbetet e paqartë.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, kolumbiani është i hapur për një largim nga Liverpooli gjatë kësaj vere, shkruan Arbresh.info.
Të interesuar për të janë dy gjigantët evropian, Bayern dhe Barcelona.
Madje, bavarezët kanë bërë edhe dy oferta zyrtare për të, mirëpo “The Reds”, i ka refuzuar që të dyja.
Gjithashtu edhe Barcelona është interesuar kohë më parë për të. Diaz mbetet i hapur për një largim nëse i paraqitet një ofertë e kënaqshme.
Megjithatë fjala e fundit i takon Liverpoolit, i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Vlera e 28-vjeçarit në Transfermarkt, kap shifrën e 70 milionë eurove. Teksa ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2027.
Kolumbiani u transferua në gjysmën e sezonit 21/22 nga Porto tek Liverpooli. Deri në këtë pikë ka luajtur 148 ndeshje, dhe ka shënuar 41 gola dhe 23 asistime./Arbresh.info
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...