Lionel Messi do të fitoj një shumë sensacionale prej 100 milionë euro në vit pas kontratë së re te Barcelona, detajet e së cilës janë zbuluar këtë javë.
‘The Mirror’ raportoi që ylli argjentinas do të fitoj një shumë madhështore prej 2 milionë euro në javë sipas marrëveshjes së tyre aktuale që do e mbajë yllin në Camp Nou deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info. Përveç kësaj, Messi raportohet se ka një klauzolë të lëshimit prej 700 milionë euro në kontratën e tij, vetëm Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo kanë klauzola më të larta sesa argjentinasi (1 miliardë euro).

Edhe pse detajet e kontratës së jashtëzakonshme të Messit mund të jenë tronditëse, rinovimi erdhi në të njëjtin sezon që magjistari i vogël ka filluar sërish të ndriçojë në La Liga.
Barcelona aktualisht qëndron në krye të tabelës me nëntë pikë më shumë se bartësi i pozitës së dytë dhe gjithsej 16 më shumë se Real Madridi që aktualisht qëndron në pozitën e katërt.
Messi kishte gjithashtu ndikim në El Clasico të zhvilluar për Krishtlindje, ku argjentinasi shënoi një herë në fitoren 3 me 0./arbresh.info/
Kanosje ndaj stafit mjekësor në Podujevë, i dyshuari lirohet...
Tërmeti në Japoni, plagosen 6 persona, 2 në gjendje të rëndë
Minnesota e Atlanta barazojnë serinë, Cleveland shënon fitor...
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League