Bota e basketbollit u shokuar kur dëgjoi për vdekjen e Kobe Brynar gjatë aksidentit me helikopter.
Ylli i NBA ishte duke udhëtuar me nëntë persona të tjerë në aeroplanin e tij privat Sikorsky S-76, ku ata më pas u rrëzuan në qytetin e Calabasas, një krahinë e Los Angeles.
Shkaku i rrëzimit të helikopterit, një zjarr përfshiu atë, derisa kulla që lejon fluturimin kishte tentuar t’i paralajmëronte se ishin shumë poshtë, mirëpo që piloti nuk arriti të ngrihej me kohë.
Pas katër muajsh nga aksidenti, forenzika e Los Angelesit ka lëshuar një autopsi rreth nëntë personave të vdekur në aksident.
Raporti thotë se legjenda e Lakers kishte një ilaç në trupin e tij, derisa humbi jetën në helikopterin e tij privat.
Bëhet e ditur se substanca e përdorur quhet Ritalin (është bar stimulues që përdoret për trajtimin e mungesës së vëmendjes dhe përgjumjes.
Një tjetër fakt interesant është edhe me pilotin Ara Zobyan. Pas disa thashethemeve, është konfirmuar se personi përgjegjës nuk kishte të vendosur në helikopter aparatin që teston kundër alkoolit dhe drogës.
Sipas EFE, bëhet e ditur se nëntë personat që ishin aty, kishin eshtrat e thyer, disa gjymtyrë të zhdukura, ndërsa rrobet ishin djegur në trup.
Autoritetet amerikane ende janë duke hetuar se përse kishte ndodhur aksidenti, gjersa është konfirmuar se atë ditë ishte një mjegull e dendur dhe shikueshmëria ajrore ishte e dobët.
Në helikopterin privat të Bryant, ishte edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna që po shkonte në ndeshjen e saj të basketbollit. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit