Desire Doue edhe zyrtarisht shpallet lojtari më i mirë i ri për vitin 2025.
Super-talenti 20-vjeçar francez i Paris Saint-Germain triumfoi bindshëm, duke mbledhur 450 pikë nga 500 të mundshme, një diferencë e jashtëzakonshme ndaj rivalëve të tij.
“Është një nder i madh të jem këtu. Ky trofe do të thotë shumë për mua dhe ia kushtoj familjes sime, që më ka mbështetur gjatë gjithë rrugës. Falënderoj presidentin, trajnerin, stafin dhe të gjithë ata që punojnë pas skene në PSG, si dhe shokët e ekipit”.
“Jam mirënjohës që jam bërë futbollist profesionist – është ëndrra e çdo fëmije. Kam fituar trofe të rëndësishëm dhe dua të fitoj edhe më shumë. PSG është një nga klubet më të mëdha në botë dhe jam krenar që jam pjesë e tij. Me punë dhe disiplinë, dua të arrij çdo objektiv që kam”, deklaroi ai pasi mori çmimin.
Ai këtë sezon ishte vendimtar në triumfin e Ligue 1, Kupës së Francës dhe Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...