Dështoi te Chelsea, Morata rikthehet në Serie A

STOKE ON TRENT, ENGLAND - SEPTEMBER 23: Alvaro Morata of Chelsea celebrates with the match ball at full time during the Premier League match between Stoke City and Chelsea at Bet365 Stadium on September 23, 2017 in Stoke on Trent, England. (Photo by Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

11:27 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Këtë herë, Gennaro Gattuso ishte ai që, pas ndeshjes Bolonja-Milan, doli hapur dhe publikisht tregoi prioritetin e kuqezinjve në merkaton e ardhshme. Bëhet fjalë për blerjen e një bomberi, që të sigurojë sa më shumë gola. Objektivi numër një është ende Andrea Belotti, i ndjekur pa fat verën e kaluar, për shkak të çmimit të vendosur nga presidenti Kajro dhe që vështirë se do të largohet nga Torino.

Kjo vjen për shkak se Milani, i cili, gjithashtu, nuk do të shpenzojnë shumë për shkak të dështimit që të kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe aksionet e vendosura nga “fair-play financiar”, sipas “Tuttosport” mund të rishohë seriozisht pistën “Morata”.

Edhe sulmuesi spanjoll, për më tepër, siç konfirmohet nga agjenti i tij, Bozzo, kishte qenë duke u vëzhguar nga Milani disa muaj më parë, por në këtë rast ishte Morata, ai që refuzoi transferimin për shkak se është ende shumë i lidhur me Juventusin.

Juventusi, megjithatë, në rast se Chelsea duhet të vendosë ta shesë Moratën, do të jetë ende në “pole” për ta rikthyer sulmuesin në Itali, ndoshta me formulën e huazimit. Së fundi, Milani ka edhe pistën, që të çon te Luis Muriel. Kolumbiani, në fakt, pas përjashtimit të Montella, mund të largohet nga Sevilla dhe të kthehet në Seria A. Mundësi klasike e merkatos, që Fassone dhe Mirabelli janë të gatshëm ta shfrytëzojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale