Sulmuesi me prejardhje nga Danimarka, Martin Braithwaite, ka shpreh interesim shumë të madh për të qëndruar së paku edhe një sezon tek Barcelona.
Sipas “Mundo Deportivo”, 30-vjeçari i cili ka pasur vlerësim të madh në treg nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe qëllimi i tij është që së paku edhe një sezon të vazhdojë tek “Katalonasit”.
Ndryshe, Barcelona ka përfshirë lojtarin danez në listën e lojtarëve të cilët pritet të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.
Kjo arsye është ardhur përshkak të gjendjes financiare jo të mirë të klubit.
Edhe pse danezi ka kontratë me “Blaurgranët” deri në shkurt të vitit 2024, por pritet të largohet këtë verë.
Braithwaite ka nënshkruar kontratë me Barcelonën në vitin 2020 ku klubi ka pasur probleme me lojtarin Ousmane Dembele i cili ishte i lënduar dhe Barça kishte mungesë të madhe të sulmuesve./arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...