Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë duke u përballur në finale të Ligës së Kampionëve.
Kjo është finalja e parë në histori për skuadrën franceze, derisa Bavarezët e kanë fituar pesë herë garën më të madhe për klube në Evropë.
Me tifozët që nuk po lejohen ende në stadiume për shkak të Coronavirusit, tifozët e PSG-së kanë marrë një dhuratë speciale.
Qindra prej tyre janë lejuar që të futen në Parkun e Princave, për të shikuar finalen e Ligës së Kampionëve në një ekran të madh, raporton MARCA.
Klubi francez duket se ka menduar për përkrahësit e tyre besnik që të shikojnë së paku ndeshjen në një TV, pasi finalja po zhvillohet në “Estadio da Luz” të Lisbonës”.
Aktualisht rezultati mes PSG-së e Bayenr Munichut është 0-0, derisa shanset e arta për gol nuk munguan. /Telegrafi/
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen