Pas ciklit të ndeshjeve të qershorit të ekipeve kombëtare, dihet se deri tani 13 ekipe kombëtare janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Përveç tre skuadrave mikpritëse, gjashtë ekipe kombëtare nga Azia, tre nga Amerika e Jugut dhe një nga Oqeania kanë siguruan një vend në grupe.
Deri më tani, është e sigurt se do të shohim dy debutues në Kupën e Botës, përkatësisht Jordaninë dhe Uzbekistanin, të cilët e siguruan vendin e tyre në Kupën e Botës pas kualifikimeve të gjata aziatike.
Përveç tyre, nga Azia, një vend në ekipet më të mira të botës siguruan edhe Japonia, Irani, Koreja e Jugut dhe Australia, ndërsa nga Amerika e Jugut, Argjentina, Brazili dhe Ekuadori janë të sigurt në Kupën e Botës.
Përfaqësuesi “i vetëm” i Oqeanisë, përveç Australisë, që garon në kualifikueset aziatike është Zelanda e Re.
35 vendet e mbetura do t’i mësojmë pas cikleve të ardhshme kualifikuese, dhe vlen të përmendet se 16 ekipe kombëtare nga Evropa do të kualifikohen për Kupën e Botës.
Momentalisht nga Evropa, me disa grupe që kanë zhvilluara nga tri apo katër ndeshje, Norvegjia me 12 pikë dhe Bosnje dhe Hercegovina, Anglia dhe Çekia me nga 9 pikë janë afër të sigurojnë kualifikimin. /Telegrafi/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...