AC Milan dhe Inter Milan luajnë sonte derbin e madh në stadiumin legjendar San Siro (Stadio Meazza).
Stadiumi do të jetë plotësisht i mbushur për këtë përballje spektakolare, me rreth 75.500 tifozë në tribuna.
Ky derbi tashmë ka hyrë në histori, pasi pritet të shënojë ngjarjen me të ardhurat më të mëdha ndonjëherë në futbollin italian. Sipas raportimeve, “rossonerët” pritet të arkëtojnë rreth 9 milionë euro nga shitja e biletave.
Atmosfera në tribunat e San Siros do të jetë elektrizuese, pasi përveç tifozëve nga e gjithë bota, në stadium do të jenë të pranishëm edhe shumë mysafirë specialë.
Gjithashtu për yllin kroat Luka Modrić ky takimi pritet të jetë special. Ai ka blerë 60 bileta për t’i ndarë me familjarë dhe miq të tij që kanë udhëtuar posaçërisht nga Kroacia për këtë ndeshje të madhe.
Në mesin e të ftuarve të Modrićit është edhe ish-sulmuesi i njohur kroat Mario Mandžukić.
Ai është parë së fundmi në Milano me Modrićin dhe gjithashtu ka qenë i pranishëm në Torino në ndeshjen mes Juventus dhe Pisa. Mandžukić kishte luajtur për Juventusin nga viti 2015 deri në vitin 2019.
Derbi i sotëm mund të ketë një domethënie të veçantë edhe për Modrićin. Kontrata e tij skadon në muajin qershor dhe ekziston një opsion për zgjatje deri në vitin 2027, i cili ende nuk është aktivizuar.
Për këtë arsye, kjo përballje mund të jetë një nga derbit e fundit të tij me fanellën kuqezi, duke e bërë mbështetjen e familjarëve dhe miqve edhe më të rëndësishme për mesfushorin kroat.
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...