Elita e futbollit kosovar ka startuar me javën e 10-të me tri ndeshje që janë zhvilluar ditën e premte.
Ditën e sotme do të zhvillohet vetëm një takim në elitën e futbollit kosovar.
Në fakt do të jetë një derbi i dy skuadrave me ngjyrat kuqezi, Flamurtarit dhe Drenicës.
Ky takim do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar Prishtinë në stadiumin e Flamurtarit ‘Xhemajl Ibishi’.
Flamurtari në këtë sfidë vije pas barazimit në udhëtim te Vushtrria 2:2, ndërsa edhe Drenica hyn në këtë takim pas barazimit 0:0 te Prishtina.
Aktualisht kryeqytetasit janë në pozitën e 10-të në tabelë me vetëm tetë pikë, ndërsa Drenica ndodhet dy pozita më lart me dy pikë më shumë se Flamurtari./telegrafi
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...