Derbi i Romës mobilizon forcat e sigurisë italiane

18:04 | 9 Janar 2024
D.H

Roma dhe Lazio do të luajnë derbin e kryeqytetit të mërkurën në kuadër të Kupës së Italisë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe fluksi i madh i spektatorëve do të sjell edhe rrezikun e incidenteve të rendit public.

Për këtë ndeshje do ketë njëmijë agjentë policie më shumë se sa në një garë normale kampionati.

Personeli i forcave të rendit do rreshtohet në brendësi të impiantit por sidomos jashtë tij me një vëmendje të shtuar në zonat ku mblidhen tradicionalisht tifozët.

Që nga ora 14:00 do të ndalohet qarkullimi i makinave në zonat përreth stadiumit ndërkohë që edhe dy tifozeritë do të jenë të ndara që në zonat e parkimit.

Vëmendje maksimale edhe në lidhje me flamujt apo banderolat që do të futen në stadium.

Në veçanti këtë herë, duke parë ndjeshmërinë që ka shkaktuar konflikti mes Izraelit dhe Palestinës, do të analizohen me kujdes dhe banderolat që tifozët do të fusin në stadium për t’u siguruar që të mos përbajnë mesazhe të urrejtjes racore apo të antizemitizmit./ss

Shpërndaje në rrjete sociale