Memphis Depay mund të rikthehet në Ligën Premier pas tri viteve të kaluara në Ligue 1 me Olympique Lyonin.
Sulmuesi holandez është rritur shumë tek Lyon ku ka qenë lojtari kryesor i skuadrës franceze në këto vite.
Depay ka dhënë shpesh herë deklarata ku ka thënë se dëshiron të luaj në një skuadër më të madhe.
E tani për lojtarin kanë ardhur dy interesime nga dy skuadrat e mëdha angleze Liverpool dhe Tottenham Hotspur.

Jurgen Klopp është duke kërkuar një sulmues rezervë për treshen Mane-Salah-Firmino dhe Depay shihet një opsion interesant që mund t’iu bëjë konkurrencë kësaj treshe.
Në anën tjetër edhe Jose Mourinho po e dëshiron holandezin në Tottenham, me të cilin kishin punuar së bashku tek United.
Mediat angleze kanë raportuar se për ta lënë të lirë Depayn, Lyon pretendon të fitojë 50 milionë euro.
Gjithsesi dy skuadrat duhet të shpresojnë që Manchester United nuk do të tentoj rikthimin e holandezit, pasi Djajtë e Kuq kanë një klauzolë ku mund ta blejnë atë. /Telegrafi/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...