Drita ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me futbollistin ukrainas Denys Kostyshyn.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit gjilanas, shkruan Arbresh.info.
Ukrainasi ishte pjesë e gjilanasve për afro një vit, mirëpo muajt e fundit nuk pati paraqitje fare.
“Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Denys Kostyshyn.”
“Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore.”
“Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...