Komiteti Disiplinor ka vendosur të sanksionojë Rudigerin me gjashtë ndeshje moslojë si dhe Lucas Vázquez me dy sosh.
Këto dënime vijnë pas përjashtimeve që pësuan gjatë finales së Kupës së Spanjës me Barcelonën, ku Real Madridi u mposht me rezultat 3-2 pas vazhdimeve, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, me karton të kuq u ndëshkua edhe Jude Bellingham pas përfundimit të ndeshjes, mirëpo për yllin anglez nuk u shqiptua asnjë masë ndëshkuese.
Kartoni i kuq për anglezin është tërhequr.
?? ¡Ya se conocen las sanciones al Real Madrid por la final de Copa del Rey! ??https://t.co/EJ75FpWiHq
— MARCA (@marca) April 29, 2025
Megjithatë, ndikimi i këtyre sanksioneve do të jetë i kufizuar, pasi Rüdiger do të jetë jashtë për afërsisht një muaj e gjysmë për shkak të një dëmtimi.
Kështu që pjesën më të madhe të pezullimit të tij do ta vuaj jashtë fushave, duke e bërë atë praktikisht të pakuptimtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Ndërkohë për Lucas Vázquezin dënimin vlen vetëm në Copa del Rey dhe jo në ndeshjet e La Ligas. Kështu që ky pezullim do të jetë për sezonin e ardhshëm në raundet eliminatore të Kupës së Spanjës./Arbresh.info
Bellingham se queda sin sanción una vez que el Madrid presentó vídeos donde se ve que el inglés no hizo lo que recogía el acta como motivo de su roja directa al final del encuentro pic.twitter.com/5LjRPpM5pt
— MARCA (@marca) April 29, 2025
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...