Ousmane Dembele është më shumë se i gatshëm për të bërë debutimin e tij në Barcelonë në ndeshjen e së shtunës, ka thënë trajneri Ernesto Valverde.
20-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmundi për një tarifë prej 105 milionë euro që theu rekord në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
“I është dashur pak kohë që të mësohet me marrëveshjen [tarifën e saj]”, tha fillimisht Valverde për Dembelen para derbit kundër rivalit lokal Espanyolit.

“Ai është vetëm 20 vjeçar dhe ishte sulmuar shumë nga mediat. Nuk është se ka qenë i humbur apo diçka tjetër por këto gjëra ndikojnë. Atij i është dashur kohë për tu vendosur dhe tani gjërat duken më mirë çdo ditë”
“Ai tani është më i lehtë në stërvitje dhe mendoj që është i gatshëm, megjithëse nuk kam vendosur ende pikërisht se në çfarë roli do të luaj nesër”
Dembele është vlerësuar si njëri nga talentet më të mirë në botë pas një sezoni të shkëlqyer te Dortmundi, ku shënoi 10 gola./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BYvmJHcBMvE/
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...