Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou” edhe nëse Juventus do provonte ta transferonte.
23-vjeçari në vitin 2017 kaloi te Barcelona nga Dortmund për 125 milionë euro, por lëndimet serioze shkaktuan, që ai të bënte vetëm nëntë paraqitje këtë sezon duke shënuar një gol, transmeton portali arbresh.info.
Dembele është përmendur të jetë pjesë shkëmbimi me Miralem Pjanic, pasi Arthur Melo refuzoi të shkëmbehet.

Mirëpo, sipas L’Equipe, francezi nuk mendon të largohet nga Barcelona gjatë kësaj verë.
Ky është lojtari i dytë i Barcelonës që refuzon Juventus-in duke mos u shkëmbyer me Pjanic./arbresh.info.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi