Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele raportohet se ka lënë të kuptohet se është i hapur për transferim te Arsenali gjatë verës.
Në muajin gusht, Barcelona shpenzoi 105 milionë euro për të nënshkruar me Dembelen nga Borussia Dortmundi, por reprezentuesi francez ka pasur një fillim të ngadaltë në Camp Nou për shkak të një lëndimi që e mbajti atë jashtë fushës për tre muaj, transmeton portali arbresh.info.
Që nga rikthimi, Dembele është shfrytëzuar kohë pas kohe, por sipas një raporti nga ‘Don Balon’, kjo ka bërë që 20-vjeçari të mendoj rreth transferimit gjatë verës te klubi në Emirates. Ish bashkëlojtari i tij në Dortmund, Pierre Emerick Aubameyang së fundmi i është bashkuar “Topçinjve” dhe raporti pretendon që Dembele do të dëshironte t’i ribashkohej reprezentuesit gabonez.
Dembele ka ende katër vite e gjysmë në kontratën e tij me liderin në La Liga, por Barcelona mund të shes atë për të krijuar fonde në transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Dembele ka bërë vetëm katër paraqitje si startues dhe gjashtë si një zëvendësues në të gjitha kompeticionet te Barcelona./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...