Kupa e Kosovës këtë mesjavë ka në planprogram ndeshjet e çerekfinaleve të Kupës së Kosovës.
Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për katër sfidat, shkruan Arbresh.info.
Në ndeshjen mes Drenicës dhe Ferizajt gjyqtar kryesorë do të jetë Mentor Ajeti me ndihmës Arbnor Bullatovci dhe Hekuron Osmani kurse Isak Cerroviku është gjyqtar i katërt.
Në VAR janë Gramos Shala dhe Fatlum Berisha.
Në sfidën tjetër mes Malishevës dhe Llapit, kryesor do të jetë Dardan Caka, asistent Granit Hyseni dhe Alban Ejupi. Gjyqtar i katërt do të jetë Granit Pacolli. Në VAR janë Eridon Podvorica dhe Kastriot Peci.
Tek sfida tjetër e cila është derbi i rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Prishtinës, ku drejtësinë do ta ndaj Genc Nuza. Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama janë ndihmësit e tij. Gjyqtar i katërt është Egzon Dakaj. Teksa në VAR janë Burim Jahmurataj dhe Gzim Mehmeti.
Sfida e fundit midis Prishtinës së Re dhe Dritës do të referohet nga Visar Kastrati. Ndihmësit e tij janë Besnik Morina dhe Drilon Rexhepi, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.
Sistemi VAR përbëhet nga Bardh Ajeti dhe Fatmir Sekiraqa.
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...