Legjenda e Juventus-it, Alessandro del Piero beson se humbja në finale ndaj Napoli-t në Kupën e Italisë është ‘goditje’ fytyrës për “Zonjën e Vjetër”.
“Bianconerët” humbën superkupën e Italisë kundër Lazio-s në dhjetor, kurse dje u mposhtën në finale nga Napoli në penallti, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0, transmeton portali arbresh.info.
Del Piero beson se kjo humbje ishte ‘goditje’ për “Zonjën e Vjetër” dhe ata duhet të rikthehen në top formë për Seria A dhe Ligën e Kampionëve.
“Në anën emocionale, mendoj se ishte goditje e fortë në fytyrë”.

“Mendoj se duhet mësuar dhe ta transformojnë këtë energji në pozivitet për fundin e sezonit të Seria A dhe Ligës së Kampionëve. Duhet përdorur si motiv”.
“Kemi parë që ka probleme, duhet të rregullohen edhe pse do jetë e vështirë”, theksoi ai.
Juventus prinë në tabelën e Seria A, një pikë me pak se Lazio./arbresh.info.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit