Legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero është duke mbështetur kalimin e trajnerit, Pep Guardiola në Torino.
Ka spekulime të shumta që thonë se Juventus do të bëjë gjithçka për të sjell teknikun katalunas në Itali, por sot (e hënë) Guardiola tha se nuk do largohet nga City, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Del Piero beson se nëse Guardiola vendos të zgjedh rrugën për të trajnuar në Itali, atëherë është e destinuar që të kalojë të Juve.

“Çdo klub në botë e do si trajner dhe unë do të doja ta shihja Pep në Itali. Ka fituar në Spanjë, Gjermani dhe Angli. Nëse zgjedh rrugën, atëherë ndoshta është e destinuar të shkojë te Juve”, deklaroi ai.
Guardiola momentalisht është duke u përgatitur me “Qytetarët” për përballjen me Real Madrid./arbresh.info.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”