Familja e Michael Schumacher kanë lëshuar një mesazh emocional katër vite pas aksidentit të tij që e la në komë.
Kampioni i shtatëfishtë i Formula Një ka pësuar dëme të truri nga tragjedia që ndodhi në Alpet Franceze në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte vendosur në komë mjekësore për gjashtë muaj para se të vendosej në rehabilitim kur e fitoi vetëdijen në qershor të vitit 2014.

Schumacher, 49 vjeç, u zhvendos në shtëpinë familjare pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër, ku ai merr kujdes 24-orë nga një ekip specialistësh.
Gruaja Corinna, 47 vjec, Mick, 19 vjeç dhe vajza Gina-Maria, 21, rrallë diskutojnë gjendjen e tij që nga tragjedia.

Por menaxherja Sabine Kehm tha se ishin mirënjohës për gjithë mbështetjen.
Ajo tha: “Ajo që mund të thuhet është se familja me të vërtetë vlerëson ndjeshmërinë e fansave.
“Njerëzit me të vërtetë shohin dhe kuptojnë (gjendja e tij shëndetësore) nuk duhet të paraqitet para publikut”.

Gjermani e la F1 në 2006 pasi përfundoi i dyti pas Fernando Alonso me vetëm 13 pikë në garën për një titull të tetë.
Ai u kthye nga dalja në pension në vitin 2010, këtë herë ngiste makinën për Mercedes, duke u pensionuar për herë të dytë dy vjet më vonë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?