“Sampdorian e kam kërkuar në Google, sepse nuk e njihja si ekip”.
Mauro Icardi ka kërkuar në Google për Sampdorian, kur e kuptoi që do të transferohej aty nga Barcelona.
Argjentinasi ka zbuluar prapaskenën interesante në një intervistë sot, përcjellë “Lajmi.net”.
“Kur mësova se do të transferohesha nga Barcelona te Sampdoria e kam kërkuar në Google, sepse nuk e njihja si ekip. Disa nga shokët e ekipit te Barça janë tallur për faktin se do të luaja me Cassanon dhe Pazzinin”, deklaroi Icardi.
“Ka qenë një zgjedhje e bazuar edhe te stili im i lojës. Te Barcelona luhej në një mënyrë tjetër, që mua nuk më përshtatej, ndërsa te Sampdoria jam ndier menjëherë mirë, edhe falë Obiang”, shtoi ai.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit