Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se anësori i Athletic Bilbao, Nico Williams, është i etur të bashkohet me klubin këtë verë.
Barcelona e ka prioritet nënshkrimin me Nico Williams dhe ata kishin bërë përpjekje edhe vitin e kaluar.
“Po, Nico Williams dëshiron të vijë… dhe ne do të përpiqemi”, tha Deco kur u pyet për situatën e sulmuesit.
Ai shtoi se 22-vjeçari nuk është i vetmi lojtar që po synon një transferim te Barcelona.
“Nico, njësoj si disa lojtarë të tjerë, po tregon një dëshirë të fortë për të ardhur,” shpjegoi ai.
Deco theksoi se çdo gjë varet nga kushtet financiare dhe marrëveshja me klubin e lojtarit.
“Nëse plotësohen kushtet e duhura në rastin e tij, ne patjetër do të përpiqemi ta përfundojmë marrëveshjen,” tha ai.
Deklaratat e tij u dhanë gjatë një interviste për La Vanguardia, ku foli për planet e merkatos së verës. /Telegrafi/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...