Mesfushori i Arsenal-it, Declan Rice, i ka bërë thirrje drejtuesve të klubit që të mbështesin trajnerin Mikel Arteta në tregun e futbollistëve, duke theksuar nevojën për të blerë një sulmues të ri.
Kjo deklaratë erdhi pas fitores së fundit në Champions League kundër Dinamo Zagreb, ku Rice pranoi se mungesa e opsioneve në repartin e sulmit po ndikon te skuadra.
Rice shpjegoi se dëmtimi i rëndë i Gabriel Jesus, i cili pritet të jetë jashtë fushave për një vit, ka krijuar një boshllëk të madh në sulm.
“Unë mendoj se tani që kemi humbur Gabin (Gabriel Jesus), ai ndoshta do të jetë jashtë për një vit, bëhet vërtet e vështirë,” tha Rice.
Duke folur hapur, mesfushori anglez theksoi se skuadra po ndjen nevojën për një sulmues shtesë:
“Jam i sigurt se trajneri ndoshta do të kërkojë diçka, sepse kemi mangësi në sulm. Nuk do të befasohesha nëse do të bëhej diçka”, shtoi ai./rtk
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...