Viktor Gyokeres ishte emri më i përfolur i verës, ku futbollist me këmbëngulje kërkonte largimin nga Sportingu.
Ai u largua mes shumë polemikash dhe në fund u transferua tek Arsenali, shkruan Arbresh.info.
Suedezi debutoi sot me fanellën e “Topçinjve” në Premier League në sfidën që po e luan skuadra e tij ndaj Manchester United.
Ai doli larg pritshmërive në ndeshjen e tij të parë. U zëvendësua në minutën e 60-të, dhe nuk u vërejt shumë në fushë.
Gyokeres nuk arriti të shënoi e as të asistoi në këtë takim. Madje pati vetëm katër pasime të kompletuara.
Ai nuk pati asnjë pasim kyç si dhe nuk bëri asnjë driblim, dhe fitoi vetëm tre nga 13 duelet me kundërshtarët.
Aktualisht, Arsenali po fiton 1-0, por performancat e sulmuesit që pritet të jetë kryesor këtë sezon ishte larg pritshmërisë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?