Marseille është duke shqyrtuar transferimin e yllit kosovar, Edon Zhegrovës.
Për këtë është pyetur, Roberto De Zerbi, trajneri i Marseille, i cili foli shkurt, duke njohur cilësitë e lojtarit, por tutje shtoi se kur të vijë në Marseille, do të flas më gjatë.
“Nuk është një nga lojtarët e mi. Nuk mund të flas për të. Është një lojtar i fortë, por këtë e dinim të gjithë. Nëse bëhet lojtar i Marseille, do t’ju jap mendimin tim”, deklaroi De Zerbi.
Marseille këtë edicion ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve dhe kjo është një mundësi e mirë e Zhegrovës.
Ylli dardan ka kontratë me Lillen deri në verën e ardhshme, por që dëshiron largimin këtë verë.
Më herët për të janë interesuar edhe skuadra nga Serie A dhe Liga Premier, mirëpo dëmtimi që e mbajti jashtë fushave që nga dhjetori i vitit të kaluar, ka bërë që interesi të bie për të./Arbresh.info
🎙 Roberto De Zerbi 🇮🇹, avant #SRFCOM, sur la piste Zhegrova
« Ce n’est pas un de mes joueurs. Je ne peux pas en parler. C’est un joueur fort mais on le savait déjà tous. S’il devient un joueur de l’OM, je vous donnerai mon avis. »#TeamOM | #ConfOM
— La Minute OM (@LaMinuteOM_) August 14, 2025
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...