Interi duhet t’ia dalë pa Stefan de Vrij në ndeshjen kundër Genoas, pasi mbrojtësi ka pësuar një lëndim në gju.
28-vjeçari nuk e përfundoi ndeshjen kundër Fiorentinas që përfundoi pa gola, ndërsa ekzaminimet mjekësore treguan se ai ka pësuar një tendosje të lehtë në gju.
Kështu, sipas Gazzetta dello Sport, holandezi nuk do të jetë i pranishëm në udhëtimin e të shtunës në Genoas.
Mirëpo, ai do të kthehet në fushë për takimin e javës së ardhshme kundër Napolit.
De Vrij ka qenë i pazëvendësueshëm në pozitën e tij për Nerazzurrët këtë sezon duke regjistruar 40 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor