“Ne punojmë mirë, kjo miqësore i ka prishur pak planet. Kemi humbur pak nga programi i punës por kemi marrë njohuri për veten tonë. Kemi pasur një përvojë të re”– këto ishin fjalët e Daniele De Rossi në televizionin Roma pas ndeshjes kundër Al-Shabab në Riyadh, të cilën “verdhekuqtë” e fituan me rezultatin 1-2.
Më tej, trajneri i Romës foli edhe për ndryshimet dhe përparësitë që futbolli ka njohur së fundmi në Arabinë Saudite.
“Është një vend, veçanërisht në nivel futbolli, në një evolucion të madh, të gjithë jemi pak kuriozë të shohim se çfarë po ndodh dhe ndoshta më vonë do të kemi mundësinë ta vizitojmë më me qetësi. Njerëzit këtu janë të sëmurë për futbollin e Romës, shoh tifozë me tatuazhet e skuadrës. Është një surprizë shumë e këndshme, ata po bëjnë investime të çmendura, ndoshta pas disa vitesh do të kthehemi dhe do të gjejmë një strukturë edhe më të evoluar”-deklaroi De Rossi/Ss
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...