Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka folur për lidhjen me ish-bashkëlojtarin, Frenkie de Jong dhe arsyen pse u transferua në Torino.
Dy yjet holandez ndanë rrugët para dy viteve, ku De Jong u transferua te Barcelona, ndërsa De Ligt zgjodhi Juventusin, transmeton portali arbresh.info.
De Ligt për Ziggo tha se pavarësisht distancës, lidhje me De Jong mbetet e fortë.

“Ende flas shumë me Frenkie. Është qesharake për të menduar se para dy viteve ishim në skuadrën e dytë të Ajax, ndërsa tash unë luaj me Ronaldon dhe Frenkie me Messin. Është e çuditshme”.
Ndërsa i pyetur pse zgjodhi “Zonjën e Vjetër” para Barcelonës dhe PSG, holandezi tha për shkak të stilit të lojës.

“Studiova të gjitha ofertat dhe në fund arrita në përfundim se te Juve do rritëm më shumë si lojtar me stil ndryshe do të me kompletonte”, theksoi ai.
De Ligt brenda një kohe të shkurtër ka arritur të gjejë vendin në formacionin e parë./arbresh.info.
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...