Mbrojtësi i Bayern Munichut është i pakënaqur me kohën e tij të lojës deri më tani këtë sezon.
Sipas, Sky Sports, ai nuk është i lumtur, dhe sipas mediave gjermane ai do të jetë largimi i madh nga Bayern Munichu në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes së Bundesligës ndërmjet Leverkusenit dhe Bayern Munich, lojtari holandez Mathias De Ligt shprehu pakënaqësinë e tij për minutat e luajtur deri më tani.
Ai ka deklaruar se nuk ka luajtur shumë në katër ndeshjet e fundit dhe nuk është shumë i kënaqur.
Në ndeshjen kundër Leverkusenit, mbrojtësi 24-vjeçar u shfaq në minutën e 85-të në vend të Konrad Leimer.
Sipas lojtarit, trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, nuk e ka shpjeguar në asnjë mënyrë një vendim të tillë.
Aktualisht, trajneri gjerman beson dhe mbështetet më shumë tek Upomecano dhe i sapoardhuri Kim Min-jae, kështu që De Ligt është kryesisht në stol.
Kujtojmë se Mathias De Ligt u transferua nga Juventusi te Bayern Munich në verën e vitit 2022, shuma e transferimit ishte afërsisht 67 milionë euro.
Gjatë kësaj periudhe ai luajti 48 ndeshje si pjesë e Mynihut./Arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...