Protagonist i madh i ndeshjes së mbrëmshme miqësore mes Holandës dhe Danimarkës ishte, Christian Eriksen, i cili iu rikthye golit pikërisht 287 ditë pas sulmit në zemër në Kopenhagë.
Danimarka e tij humbi 4-2, por Eriksen e festoi në mënyrën më të mirë rikthimin në kombëtare.
Pas ndeshjes për këtë foli edhe Matthijs De Ligt, i cili në konferencën për shtyp komentoi: “Nuk është e lehtë të përballesh me Eriksenin”.
“Kam pasur emocione kur ai doli në fushë (në minutën e parë të pjesës së dytë)”, vazhdoi mbrojtësi i Juventusit.
“Natyrisht që duhet të dish të largosh ndjenjat, pasi je lojtar, por ne jemi edhe qenie njerëzore. Të gjithë jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer në këtë nivel”, përfundoi mbrojtësi holandez, De Ligt.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai