Kevin de Bruyne ka njoftuar largimin nga Manchester City në fund të këtij sezoni.
Ai është përshëndetur me klubin dhe tifozët të cilën e kanë nderuar belgun për periudhën që ka kaluar tek “Citiziens”, shkruan Arbresh.info.
Raportime të shumta ka pasur për një kalim të mundshëm të mesfushorit belg tek Napoli, ku së fundmi ka folur edhe presidenti i klubit italian, De Laurentiis, lidhur me këtë transferim.
Ai ka dhënë shenja pozitive lidhur me një kalim të mundshëm të lojtarit të Cityt tek Napoli.
“Për të qenë i sinqertë, mendoj se Kevin De Bruyne do të na bashkohet dhe do të bëhet lojtar i Napolit, po…”, u shpreh De Laurentiis.
Më tej ai ka treguar se ka biseduar në telefon me atë dhe familjen e tij.
“Më kanë thënë se ai ka blerë tashmë një shtëpi të bukur këtu në Napoli… Sot në mëngjes fola me Kevinin, bashkëshorten dhe djalin e tij, ishin një treshe e mrekullueshme.”
Në fund nuk ka dhënë detaje të tjera nëse klubi ka arritur marrëveshje me të ose jo akoma.
“A është marrëveshja e kryer? Derisa të nënshkruhen kontratat, duhet të jemi të kujdesshëm. Jemi njerëz seriozë te Napoli”, tha ai për Rai Sports.
De Bruyne ka qenë pjesë e Manchester Cityt nga viti 2015, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm, madje në sezonin 2022/23 ka fituar edhe “tripletën”./Arbresh.info
View this post on Instagram
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...