Trajner i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente ka kritikuar klubin e Real Madridit, i cili nuk është prezent në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë.
Klubi i “Los Blancos” ka anuluar udhëtimit e tij pas publikimit të lajmeve se Vinicius nuk do ta fitojë çmimin e Topit të Artë, shkruan Arbresh.info.
E sa i përket kësaj cështje, trajneri fitues i Euro 2024, para nisjes së gala mbrëmjes ka dhënë një koment për këtë gjest të Real Madridit.
“Nuk është mirë për futbollin që një klub si Real Madridi nuk është i pranishëm në Topin e Artë”, ka thënë shkurtimisht ai.
Ceremonia për ndarjen e Topit të Artë fillon pas pak teksa fitues pritet të jetë mesfushori spanjoll, Rodri./Arbresh.info
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?