Mesfushori holandez, Frenkie de Jong e ka pranuar se Barcelona nuk ka performuar mirë gjatë sezoneve të fundit.
De Jong ka deklaruar se kishte pritur të fitonte më shumë trofe në Barcelonë që nga transferimi i tij nga Ajaxi.
Reprezentuesi holandez ka vetëm një titull që prej transferimit të tij në Spanjë në verën e vitit 2019.
“Sigurisht, do të kisha dashur të fitoja më shumë trofe në dy vitet e mia të para. Prisja më shumë në këtë kuptim, le ta themi kështu. Por përveç kësaj, jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj për shumë vite të tjera.”
Ai deri më tani me skuadrën e Xavit ka fituar vetëm Kupën e mbretit.
Pavarësisht këtij zhgënjimi, De Jong këmbëngul se është i lumtur në “Camp Nou”.
“Jam shumë i lumtur që jam te Barcelona. Që në moshë të re kam dashur të jem këtu, kështu që në këtë mënyrë ka qenë një ëndërr e realizuar”, tha ai për The Observer.
Mesfushori këtë stinor ka zhvilluar 29 paraqitje me Barcelonën dhe ka shënuar dy gola.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...