Frenkie de Jong ka folur lidhur me situatën te Barcelona.
Tash e disa javë, skuadra e Barcelonës ishte në qendër të vëmendjes, si pasojë e zërave që lidheshin me largimin e mundshëm të Leo Messit.
Messi mbrëmë ka njoftuar se do të qëndrojë me Barcelonën edhe këtë sezon, dhe ky lajm e ka gëzuar holandezin Frenkie de Jong.
“Jam shumë i lumtur që Leo do të qëndrojë, ai është më i miri në botë dhe nëse vazhdon me ne është më mirë, është diçka që na bën të gjithë ne të lumtur”, ka thënë Frenkie, transmeton lajmi.net.
“Ishte diçka mes tij dhe klubit, unë ishta me skuadrën kombëtare, përcillja problemin nga distanca dhe unë kam qëndruar anash”, ka shtuar mesfushori.
Frenkie de Jong pritet të ketë rol më të rëndësishëm te Barca pas ardhjes së Ronald Koeman në skuadër.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...