Kevin De Bruyne, përforcimi i madh i Napolit kësaj verë, ka folur nga grumbullimi i ekipit në Dimaro, ku po zhvillohen përgatitjet parasezonale nën urdhrat e Antonio Contes.
Mesfushori belg është shprehur i impresionuar nga niveli i skuadrës.
“Cilësia këtu është shumë e lartë. Napoli ka shumë lojtarë të mirë, por këtë e dija që më parë. Skuadra është kampion i Italisë, andaj është normale që niveli të jetë i lartë. Po punojmë shumë dhe është vetëm çështje kohe derisa të përshtatem plotësisht me shokët dhe trajnerin”, ka thënë belgu.
Ai ka folur për ndryshimet mes Pep Guardiolës dhe Antonio Contes.
“Guardiola ka një stil më sulmues, ndërsa Conte është më i fokusuar te mbrojtja. Por është herët për të gjykuar. Me Pep kam punuar nëntë vite dhe e njoh shumë mirë, ndërsa me Conten kam vetëm pak ditë. Taktikat janë të ndryshme, por kjo është normale. Kam kohë për të njohur metodën e tij”, ka theksuar De Bruyne.
Napoli e sheh De Bruyne si lojtar kyç për edicionin e ri të garave.
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...