Trajneri i kombëtares shqiptare, para miqësores kundër Bosnjë e Hercegovinës ka komentuar edhe njëherë largimin e talentit shqiptar, Taulant Xhakës, ka thënë se për të qëndruar në një grup, duhet rregulla.
“Kam raport të mirë me grupin nuk ndikohem nga thashethemet. Përpiqem t’i mbroj lojtarët, ata
ndoshta jo. Por për të qëndruar në një grup ka rregulla”, ka thënë De Biasi gjatë konferencës për media.
Lidhur me ndeshjen që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, nga ora 18:00, De Biasi theksoi se në fushë do të zbresin për të fituar.
De Biasi ka vlerësuar lart dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësin e Napolit, Hysajn dhe Keidi Baren, të cilin e vlerëson si një lojtar të ri që premton shumë.
“Në një miqësore të tillë ka shansin të tregojë veten”, pohoi De Biasi për të riun Baren.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...