
De Biasi i siguroi Shqipërisë pjesëmarrjen në Euro 2016
Vendimi i Alaves për të shkarkuar Gianni De Biasin pas vetëm tetë ndeshjeve në detyrë erdhi për shkak të mungesës së “besimit”, të paktën kështu beson trajneri italian.
“Asgjë nuk më befason mua në këtë detyrë më”, ka thënë 61-vjeçari për ‘Radio Marca’, transmeton portali arbresh.info.
“Besoj që i kam dhënë skuadrës vetbesim pasi ata pësuan gjashtë disfata dhe klubi duhej të kishte më shumë besim në mua”
“Mendoj se i kam dhënë kësaj skuadre diçka që i mungonte. Ky sezon është një sfidë e madhe për klubin”
“Tri fitore brenda vetëm tetë ndeshjeve nuk është një rekord i keq, veçanërisht nëse shikoni pozitën që ishin kur unë mora detyrën”
Ish trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, pavarësisht periudhës së vështirë që është duke kaluar, nuk ka harrur “Kuqezinjtë” duke uruar sot (e martë) të gjithë për 105 vjetorin e pavarësisë./arbresh.info/
Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit ...
“Liria ka emër”, Rama reagon me mesazh pas fjalëve përfundim...
Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...